Rreth Nesh - Ofruesi Juaj i Besuar i eSIM | Aktivizo.com

Kush jemi ne

Një ekipë me eksperiencën e duhur

Ne jemi një ekip fantastik me vite përvojë në industrinë e telekomunikacionit dhe teknologjisë. Me pasionin dhe përkushtimin tonë, synojmë ta bëjmë lidhjen mobile sa më të lehtë, të shpejtë dhe të aksesueshme për të gjithë. Me ekspertizë dhe inovacion, ju sjellim zgjidhjet më të mira për të qëndruar të lidhur kudo që shkoni.

Ekipa jonë ju ndihmon të qëndroni të lidhur gjatë udhëtimeve tuaja. Ne ofrojmë pako të besueshme dhe me çmime të përballueshme, kështu që mund të përdorni internetin kudo pa u shqetësuar për tarifat e shtrenjta të roamingut.

Teknologjia jonë eSIM ju lejon të aktivizoni një pako menjëherë, pa pasur nevojë për një kartë fizike. Ne bashkëpunojmë me rrjetet më të mira në mbarë botën për t'iu ofruar internet të shpejtë.

Qoftë për punë apo për pushime, ne ju ndihmojmë të qëndroni online pa ndërprerje. Bashkohuni me mijëra klientë të kënaqur dhe shijoni një përvojë të lehtë interneti kudo që shkoni.

Eksperiencat

Klientët tanë flasin për ne

Mbi 200,000 udhëtues nga mbarë viset shqip-folëse na besojnë shërbimet tona.

FAQ

Çdo gjë që duhet të dini

Keni ndonjë pyetje?

Pasi të përfundoni blerjen, eSIM-i juaj do të jetë i disponueshëm në panelin e llogarisë suaj dhe një kopje do t'ju dërgohet me email.

Plani juaj i internetit me eSIM aktivizohet sapo të lidheni për herë të parë me internetin, pavarësisht se kur e keni blerë apo instaluar.

Ne synojmë të ofrojmë shpejtësinë më të mirë të mundshme të internetit, bazuar në disponueshmërinë e rrjetit. Nëse 5G është i disponueshëm, do të keni akses në të. Përndryshe, lidhja juaj do të kalojë në LTE ose 4G, varësisht nga pajisja dhe vendndodhja juaj. Përdoruesit kanë raportuar shpejtësi deri në 900 Mbps në disa zona të mbështetura.

Jo, WhatsApp, Viber dhe aplikacionet e tjera të mesazheve do të vazhdojnë të funksionojnë normalisht, tani me shpejtësi më të lartë interneti.

Nëse humbni kodin QR ose fshini emailin, mos u shqetësoni. eSIM-i juaj mbetet i lidhur me llogarinë tuaj dhe mund ta rikuperoni në çdo kohë duke u futur në panelin tuaj.

Po, shumica e telefonave modernë mbështesin funksionin e dyfishtë të SIM-it. Ju mund të caktoni kartën tuaj SIM për thirrje dhe mesazhe, ndërsa eSIM-in për internet. Megjithatë, kini parasysh se nëse e mbani kartën SIM aktive gjatë udhëtimit, ofruesi juaj mund t'ju faturojë tarifa roaming.

whatsapp